Heidi apo Beniada? Ja cila ka qenë banorja më e mirë e “BBV” sipas Jori Dellit!
Tashmë ka nisur sezoni i ri i “Pushime On Top”, e cila do të jetë guida e ditëve të nxehta të verës. Të gjithë mund të këshillohemi për destinacione të ndryshme, mundësi pushimi dhe argëtimi në Shqipëri, duke gërshetuar kulturën dhe traditën shqiptare. Këtë verë, pushimet nuk do të jenë të njëjtat. Aventurë, sport, plazh dhe zbulojmë si asnjëherë më parë tek “Pushime on Top” me Eni Shehun dhe Lei Krajën
E ftuar ditën e djeshme në një intervistë me Lei Krajën ka qenë modelja dhe ish-banorja e ‘BBV2″, Jori Delli, e cila ka treguar edhe të reja nga lidhja e saj me reperin italian Fred De Palma. Beniada Nishani, Heidi Baci dhe Jori kanë spikatur në “BBV”, pasi kanë qenë të vetmet vajza shqiptare të rritura në Itali që kanë marrë pjesë në atë format e për këtë fansat i kanë krahasuar shumë me njëra-tjetrën. E pyetur se mes Beniadës dhe Heidit, cila ka pasur performancë më të mirë, Jori është shprehur:
Jori: Nuk e krahasoj dot, unë Heidin nuk e njoh, nuk e kam parë, vetëm disa video aty më ka pëlqyer shumë, Beniadën e kam shoqe normal do them Beni se është shoqja ime e ngushtë
Lei: Dhe ka qenë e para
Jori: Po mendoj që të treja jemi shume ndryshe jemi tre karaktere të ndryshme…
Jori Delli është pjesë në Top Arena, ku është surprizuar nga stafi përmes një videoje live nga i dashuri i saj, reperi i njohur italian Fred De Palma. Por nuk kanë munguar as parashikimet e astrologes së njohur, Meri Shehut për çiftin, teksa tha se shenja e Akrepit në horoskop, që i përket De Palma, bëjnë shumë para