Horoskopi sot: 9 Korrik 2024
Dashi-Jupiteri në shenjën tuaj ju bën optimistë dhe të sigurt për të ardhmen. Ju mund të takoni dikë të veçantë që do të bëjë që zemra juaj të rrahë shumë fort. Nëse jeni çift, me partnerin/en do të përjetoni momente bashkëpunimi dhe pasioni të madh.
Demi-Merrni sot energjitë që ju fal ekipi Uran-Mars, të dy shumë të fuqishëm dhe mbështetës. Mos kini frikë nëse ndiheni të pamotivuar në këtë periudhë. Ndonjëherë të marrësh një pushim nga gjithçka nuk është domosdoshmërish gjë e keqe. Në punë do të shpalosen një sërë mundësish të reja.
Binjakët-Do të përballeni me shumë sfida dhe vetëm nëse tregoheni të zgjuar mund të mos keni probleme. Për sa i përket çështjeve financiare do të gjeni balancën mes të ardhurave dhe shpenzimeve.
Gaforrja-Edhe për ju do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita së bashku me Mërkurin, ata që do të fashitin plotësisht agresivitetin e Marsit. Do të jeni shumë praktikë për situatat e krijuara dhe do të mund të zgjidhni çdo pengesë.
Luani-Ka ardhur ora që të sqaroheni për disa gjëra në jetën tuaj, duke nisur që nga miqësitë që po frekuentoni. Do të keni nevojë që të çlodheni dhe të mendoni në qetësi. Vini rregull në shtëpinë tuaj.
Virgjëresha-Sot është një ditë shumë e mirë për t’iu përkushtuar miqve dhe njerëzve që keni afër. Zgjidhni cila marrëdhënie është më e rëndësishme për ju dhe fokusohuni tek ajo fillimisht. Disa gjëra kanë rëndësi dhe disa të tjera jo.
Peshorja-Ka ardhur koha të vendosni planet tuaja në punë. Brenda jush ekziston një energji shumë e madhe. Mos harroni nëse nuk ndërmerrni ju hapa për veten tuaj, nuk do të veprojnë të tjerët. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë nëse keni nevojë për të.
Akrepi-Mos mbani mëri… Edhe nëse të tjerët ju bëjnë keq, ju mundohuni t’ia ktheni me një buzëqeshje, e cila do t’i “vrasë” ata. Nëse vërtet e doni partneri mos bëni gabime të pafalshme.
Shigjetari-Planetët vazhdojnë t’ju buzëqeshin edhe sot. Forcat kryesore që bashkojnë fuqitë janë Saturini dhe Hëna. Jeta juaj do të ndryshojë dhe ju jeni pak të shqetësuar. Mundohuni të mos e stresoni partnerin/en sepse thjesht dëshiron t’ju ndihmojë.
Bricjapi-Një ditë pozitive do të jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Në punë gjithçka pritet të shkojë mirë dhe ju mund të merrni disa përgjegjësi të reja. Do merrni një lajm të mirë.
Ujori-Sot do të jetë një ditë intensive për ju. Do të jeni gjatë gjithë kohës nën ndikimin e Marsit, që mesa duket ju elektrizon. Por mundohuni të mos ngatërroni punën me ndjenjat.
Peshqit-Mos u besoni shumë shpejt personave të rinj. Mos këmbëngulni për një dashuri të pamundur. Kujdesuni më shumë për veten. Sot, nëse dëshironi të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve./tvklan.al