Kthjellime dhe kalime vranësirash, si parashikohet moti sot!
vovalbania
July 09, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Moti ditën e sotme pritet të jetë fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në jug të territorit.
Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët (pika) e lokal në qendër ndërsa në juglindje kryesisht në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimi dhe shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10-13 m/sek, valëzimi në dete 1-3 ballë.