“Nuk ka shanse të bëj kompromise në asnjë nivel…”/Ja çfarë mendon Olta Sheta për dashurinë!

vovalbania July 09, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk ka shanse të bëj kompromise në asnjë nivel…”/Ja çfarë mendon Olta Sheta për dashurinë!

E ftuar në “Live from Tirana” ishte ish-konkurrentja e “Big Brother” Olta Sheta për të folur rreth temës më me interes në botë, dashurisë! Olta ka ndarë opinionin dhe eksperiencën e saj personale…

A bën kompromise në marrëdhënie?

Personalisht, nuk ka shanse të bëj kompromise në asnjë nivel. Në dashuri duhet të ketë besim të plotë dhe mendoj se nëse arrin në një pikë që kompromiset janë të nevojshme, atëherë marrëdhënia kthehet thjesht në një biznes.

Gjenerata Z ka një qasje tjetër për takimet, ku duket se ata po njihen shumë e më shumë përmes rrjeteve virtuale. Çfarë mendon për këtë?

Jam kundër kësaj, nuk e konceptoj dot. Nëse kursen kohën ose kafen në këtë lloj mënyre i merr të gjithë kënaqësinë vetes. Më duket komplet absurditet. Nga e di ti që ky takim nuk është një që do të ndryshojë jetën? A vërtet dëshiron ta shmangësh për të kursyer paratë e një kafeje? Nuk është se lidhjet nuk kanë funksionuar përmes rrjeteve sociale, por është e rëndësishme të bësh një takim të drejtpërdrejtë dhe ta shohësh me kë po flet me të vërtetë. Për këtë, jam pak ‘old school’.

Olta e ka shumë të rëndësishme besimin maksimal në një marrëdhënie, kështu që nuk ka pasur problem të kontrollojë telefonin e partnerit të saj, ndonjëherë edhe pa leje. Si ka reaguar ai?

Unë jam shumë strikte rreth respektit, ndershmërisë dhe besimit reciprok në marrëdhënie. Aq mirë sa më njeh ai, e njoh dhe unë atë. Gënjeshtrat i kam shumë inat, dua të di gjithçka për një ngjarje dhe kjo nuk buron nga një sens kontrolli, por kujdesi dhe instinkti. Kam tendenca të mendoj gjithmonë për më të keqen. Mund të ndodhë diçka, jetojmë të gjithë në situata të vështira dhe të paktën të jem e informuar sa më mirë për atë çfarë mund të më presë. E gjitha kjo bëri që, kur ia kontrollova telefonin për herë të parë, ai nuk reagoi aspak dhe ishte shumë i lirshëm me të. Siç thashë, kemi respekt reciprok.

Së fundmi, Olta u përball me një Quiz të shpejtë, ku u lejonte t’u përgjigjej vetëm me një fjali të shkurtër. Çfarë është dashuria për ty?

Gjithçka.

Do ta falje tradhtinë?

Kurrë, edhe sikur të isha me 7 kalamaj.

A quhet tradhti nëse thjesht chat-on me dikë tjetër?

Për mua, ajo është tradhti.

A e ke kontrolluar telefonin e partnerit?

Po, me dhe pa dijeninë e tij.

Si ka reaguar ai kur i ke kontrolluar telefonin?

Nuk ka reaguar keq, kemi respekt reciprok.

Diçka që nuk e ke bërë në çift, por do të dëshiroje ta bëje?

Të kem një beb, gjithçka tjetër e kam bërë.

Çfarë nuk të pëlqen te partneri yt?

Ironia në komunikim kur mërzitet.

Kush mban inat nga ju më mirë?

Unë, mund ta mbaj për javë të tëra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE