Orban justifikon vizitën në Moskë në një letër drejtuar liderëve të BE-së!

vovalbania July 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Orban justifikon vizitën në Moskë në një letër drejtuar liderëve të BE-së!

Kryeministri hungarez Viktor Orbán e justifikoi udhëtimin e tij të paparalajmëruar në Rusi duke përmendur ndikimin ekonomik të luftës së Ukrainës në Bashkimin Evropian.

“Efektet negative ekonomike të luftës vendosin një barrë të madhe në jetën e përditshme të qytetarëve tanë dhe në konkurrencën e BE-së”, tha Orban në një leter drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe liderëve të BE-së – e cila datonte më 5 korrik.

Orban zhvilloi një takim me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë – menjëherë pas vizitës së tij të parë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë.

Lideri populist i krahut të djathtë shihet si më i afërti me Kremlinin – në mesin e liderëve të Bashkimit Evropian.

Putini beson se ‘koha është në favor’ të Rusisë në konfliktin me Ukrainën, tha Orban duke shtuar se Moska ishte e habitur se si Ukraina nuk kishte pranuar kushtet e fundit për një armëpushim dhe negociata paqeje.

Orban përsëriti pritshmërinë e Putinit për një kolaps të shpejtë të Ukrainës në muajt e ardhshëm.

Presidenti rus i ka lidhur vazhdimisht kushtet që ai ka përcaktuar për t’i dhënë fund luftës me idenë se do të ishte më mirë t’i pranonte ato përpara se situata në Ukrainë të përkeqësohej më tej.

Në letrën e tij, kryeministri hungarez u tha liderëve të tjerë të BE-së se bazuar në bisedimet e tij me Putinin, “tani ekziston një shans më i madh” për një armëpushim dhe një rrugë drejt bisedimeve të paqes.

Ai i kërkoi bllokut të marrë iniciativën për të nxitur armëpushimin, pasi Uashingtoni është gjithnjë e më i fokusuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Udhëheqja politike e ofruar nga SHBA-ja është e kufizuar, për shkak të fushatës zgjedhore në vazhdim”, theksoi Orban.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66343 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE