OSBE dhe KQZ në tryezë diskutimi për procesin zgjedhor të vitit 2025, ja çfarë u diskutua!

vovalbania July 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
OSBE dhe KQZ në tryezë diskutimi për procesin zgjedhor të vitit 2025, ja çfarë u diskutua!

OSBE dhe KQZ kanë organizuar një tryezë diskutimi për procesin zgjedhor të vitit 2025.

Në fjalën e tij, kryetari i OSBE në Tiranë, Michel Tarran ndër të tjera foli për Reformën Zgjedhore  dhe votën e Diasporës.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, ai i bërë thirrje aktorëve politikë të bëjnë atë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në kohën, për t’i lënë kohë organeve të administrimit të zgjedhjeve për ta zbatuar.

Sa i takon votës së Diasporës, Tarran tha se nuk ka standarde të përcaktuara dhe as rekomandime nga OSBE, ndaj i takon secilit shtet të zbatojë atë model që i përshtatet.

Michel Terran: Ndonëse tani ka disa propozime për Reformën Zgjedhore dëshiroj t’u bëj thirrje aktorëve  politikë ta bëjnë atë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në mënyrë që t’u lejojë organeve të administrimit të zgjedhjeve kohë të mjaftueshme për zbatimin.

Vonesat e mundshme gjatë këtij qëllimi, kufizojnë kohën në dispozicion në KQZ për të bërë përgatitjen e nevojshme, cka mund të ndikojnë në cilësinë e proceseve zgjedhore.

Kemi një sfidë të pazgjidhur ende, zbatimin e efektshme të vendimeve të Kushtetueses, duke përfshirë edhe cështjen e votimit të jashtë vendit.

Sic e dini nuk ka stadarde të përcaktuara në rajonin e OSBE dhe as rekomandime të OSBE në lidhje me votimet jashtë vendit dhe ndaj i takon secili shtet të zbatojë atë model që i përshtatet më mirë.

Duhet të theksojmë se cdo vendim, duhet të jetë me konsensus të gjerë.

Prezenca e OSBE si partner afatgjatë që mbështet KQZ dhe institucionet e tjera, vijon të jetë e angazhuar të mbështesë përpjekjet dhe bashkëpunimin për përmirësimin e administrimin të zgjedhjeve dhe për përmirësimin e integritetit të proceseve zgjedhore të ardhshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65037 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE