Rinisin flukset e emigrantëve nga Afrika, 2 mijë mbërrijnë çdo muaj në brigjet greke!

vovalbania July 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rinisin flukset e emigrantëve nga Afrika, 2 mijë mbërrijnë çdo muaj në brigjet greke!

Më shumë se 2 mijë emigrantë mbërrijnë çdo muaj në brigjet greke nga vendet e Afrikës dhe Azisë. Autoritet greke thonë se synimi i tyre janë vendet e Europës Veriore.

Gjatë javëve të fundit, autoritet greke kanë njoftuar për një rritje të numrit të emigrantëve nga Afrika e Veriut dhe vende tjetër. Synimi i emigrantëve është mbërritja në brigjet greke për të vijuar më pas drejt vendeve të Europës Veriore.

Ditën e djeshme, një anije me më shumë se 300 emigrantë në bord është ndaluar nga autoritet në jug të Greqisë.

Anija u ndalua në afërsi të Kretës dhe në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë anije të marinës greke, si dhe disa anije civile që u kanë ardhur në ndihmë.

Autoritet thanë se nuk ka pasur të lënduar mes 300 pasagjerëve. Pas ndalimit kanë nisur proceduat e identifikimit të emigrantëve.

Mediat greke shkruajnë se origjina e emigrantëve është nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme. Emigrantët paguajnë më shumë se 10 mijë dollarë për të mbërritur në brigjet e Europës. Mesatarisht në brigjet greke gjatë një muaji zbarkojnë 2 mijë deri në 4 mijë emigrantë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE