Statistikat/ Spanja dhe Franca në kërkim të finales! Mësohen formacionet zyrtare!
Spanja apo Franca, cila nga dy kombëtaret do jetë finalistja e parë e Euro 2024? Këtë mbrëmje duke nisur nga ora 21:00 në Munich do luhet dueli gjysmëfinal mes dy skuadave më me peshë në Evropë, i vlefshëm për Euro 2024.
Iberikët kanë treguar cilësi gjatë gjithë ndeshjeve në Gjermani, ndërsa nga ana tjetër “Gjelat” nuk kanë dalë në lojën e tyre dhe është momenti që të “zgjohen” për të shmangur nesër një udhëtim për në Paris.
E sotmja është ndeshja e 37-të mes tyre në histori, teksa bilanci anon nga spanjollët me 16 fitore, ndërkohë që 13 herë ka fituar Franca dhe 7 përballje mes tyre janë mbyllur në barazim.
Duhet theksuar se përballë do vendoset Spanja 3 herë kampione Evrope dhe Franca 2 herë. Në përballjet direkte në Evropian, Spanja e ka mposhtur Francën në çerekfinalet e 2012, ndërsa Franca ka bërë të njëjtën gjë në vitin 2000. Në memorien e kombëtareve është edhe finalja e Kampionatit Evropian të vitit 1984 kur Franca bëri për herë të parë të vetin trofeun.
Trajnerët Luis de la Fuente dhe Didier Deschamps kanë zbardhur edhe titullarët. Gjykon slloveni Slavko Vincic.
Formacionet zyrtare:
Spanja: Simon; Cucurella, Laporte, Nacho, Navas; Rodri, Fabian; Williams, Olmo, Yamal; Morata.
Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo; Kante, Tchouameni, Rabiot; Dembele, Kolo Muani, Mbappe.