“Dëshiroj të vdes në të njëjtën dhomë ku vdiq djali im dhe…”/Aktori i njohur bën deklaratën prekëse!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Dëshiroj të vdes në të njëjtën dhomë ku vdiq djali im dhe…”/Aktori i njohur bën deklaratën prekëse!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/07//deshiroj-te-vdes-ne-te-njejten-dhome-ku-vdiq-djali-im-dhe-aktori-i-njohur-ben-deklaraten-prekese.jpg)
Rob Delaney, aktori dhe humoristi i famshëm ka deklaruar se dëshiron të blejë shtëpinë në të cilën vdiq djali i tij, në mënyrë që të kalojë momentet e tij të fundit në të njëjtën dhomë. Në vitin 2018, ylli amerikan tregoi se djali i tij Henry kishte vdekur në moshën dy vjeçare pasi u diagnostikua me një tumor në tru.
Pesë muaj më vonë, 47-vjeçari dhe gruaja e tij Leah njoftuan se po prisnin një fëmijë tjetër, djalin e tyre të katërt. Në një intervistë për ‘Desert Island Discs’ të BBC Radio 4, Delaney, më i njohur për paraqitjen në “Catastrophe”, zbuloi se Henry vdiq në të njëjtën dhomë ku lindi djali i tyre i fundit.
“Kështu që kur të jem 81 vjeç, të mund të zvarritem këtu dhe të vdes, në të njëjtën dhomë ku vdiq djali im, ku lindi djali tjetër”.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/07/deshiroj-te-vdes-ne-te-njejten-dhome-ku-vdiq-djali-im-dhe-aktori-i-njohur-ben-deklaraten-prekese-668ee728d56d6.jpg)
Duke shpjeguar pse ishte e rëndësishme për ta që t’i tregonin djalit të tyre të ndjerë, aktori shtoi:
“Ai duhej të dinte se kjo familje që e donte ishte gjallë dhe po rritej dhe se kishte dikë që do t’i tregonim për të”.