E rëndë/ Futbollisti i njohur i dyshuari kryesor për vrasjen e motrës së tij, reagon e ëma
Më 29 qershor të këtij viti, Paola Salcedo, u qëllua për vdekje në Huixquilucan, në Meksikë.
Motra e futbollistit të njohur, Carlos Salcedo, thuhet se është sulmuar nga dy kriminelë pasi ka ndjekur një shfaqje cirku me djalin e saj.
Prokuroria e Përgjithshme ka arrestuar dy vrasësit e dyshuar të vajzës 29-vjeçare. Në deklaratat e tyre të para në Gjykatën e Tlalnepantla-s, ata dyshohet se kanë tentuar të grabisin prezantuesen dhe modelen e njohur, pasi kanë theksuar se e reja ishte e veshur mirë dhe ngiste me një makinë të shtrenjtë, ndaj ata kërkonin paratë e nevojshme për të blerë drogë.
Paola dyshohet se ka rezistuar dhe kjo ka bërë që kriminelët ta qëllojnë tre herë, duke i shkaktuar vdekjen.
Tani të gjithë janë kuriozë të dinë nëse Carlos është i përfshirë?
Familja nuk e beson këtë version dhe akuzon hapur ish-lojtarin e Fiorentinës (tani në Cruz Azul), duke besuar se ai është organizatori i krimit. Nëna, María Isabel Hernández Navarrón, shkroi në Instagram:
“Drejtësia për vajzën time. Arsyeja e vërtetë pse Carlos Salcedo dëshiron të largohet nga vendi është sepse ai dhe gruaja e tij Andrea Navarro janë nxitësit e vrasjes së Paolës”.