Franca largohet me “kokën ulur” nga Europiani, reagon Deschamps: “Kishim përballë një skuadër superiore, ja çfarë nuk shkoi”!
Franca është larguar nga ky Europian pas disfatës me Spanjën 2-1, që edhe pse arriti deri në gjysmëfinale, nuk shkëlqeu në lojë. Dieder Deschamps reagoi pas ndeshjes duke u justifikuar se “Furia e Kuqe” ishte skuadra më superiore në fushë dhe se ekipit të tij i mungonin fuqitë.
Trajneri i “Gjelave”, ka folur për mikrofonin e TF1 pas disfatës në gjysmëfinalen e Euro 2024:
Spanja është një ekip shumë i mirë, e dinim këtë edhe pse patëm mundësinë të shënonim të parët. Përballë kishim një skuadër superiore, ndërkohë që ne u përpoqëm deri në fund. Kjo është skuadra që ka lënë përshtypjen më të mirë deri më tani dhe e kanë treguar sërish këtë mbrëmje (e martë).
Më tej, ai shtoi:
Ndoshta kishim më pak fuqi dhe freski dhe kjo çoi në shumë humbje teknike përballë kundërshtarit në ndërtimin e lojës.
Ju rikujtojmë se Lamine Yamal hyn në historinë e kampionatit europian të futbollit. Yamal thyen rekordin e legjendës Pele, futbollisti më i ri që shënon në historinë e Europianëve dhe Botërorëve. Me golin në ndeshjen përballë Francës, sulmuesi 16-vjeçar u bë golashënuesi më i ri në moshë. Spanjolli Lamine Yamal, në moshën 15 vjeç, 9 muaj e 16 ditë, u bë debutuesi më i ri në historinë Blaugrana.
Dueli gjysmëfinal Spanjë–Francë për ‘Euro 2024’ ishte një lojë fantastike, e cila nisi me golin e Francës në min e 9′ me Muani, ndërsa brenda 4 minutave, Spanja përmbysi rezultatin me Jamal dhe Kunde që shënoi autogol. E sotmja është ndeshja e 37-të mes tyre në histori. Nesër luhet gjysmëfinalja e dytë Hollandë-Angli në 21:00!