Kërkuan përjashtimin e tre gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës dhe Malltezit

vovalbania July 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërkuan përjashtimin e tre gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës dhe Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit, të cilët kërkuan përjashtimin e tre gjyqtarëve.

Ata kërkuan përjashtimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni, nga gjykimi i çështjes penale ndaj tyre.

“Rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, me objekt: “Përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni, nga gjykimi i çështjes penale  nr. 61007-00371-00-2024, qe i përket rekursit kundër vendimit nr. 73, dt. 17.04.2024, te Gjykatës së Posaçme te Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Ky vendim t’i njoftohet kërkuesit Sali Berisha dhe gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. Ky vendim është i formës së prerë”, sipas vendimit.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE