Lotari të palejuara në lokale të Tiranës, prangat 11 personave!

vovalbania July 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lotari të palejuara në lokale të Tiranës, prangat 11 personave!

Akuzohen se në lokale të përshtatura kryenin aktivitetin e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit, 11 persona u vunë në prangat e uniformave blu në Tiranë ndërsa u proceduan dy të tjerë, si dhe shpall në kërkim një person, në kuadër të operacionit policor të koduar “Big Match”. Të arrestuarit në flagrancë janë të moshave të ndryshme. Hetimi u krye mbi bazën e një procedimi të nisur më herët këtë vit.

Policia e Tiranës njofton se hetimi është kryer nga sektori i Krimeve Kibernetike, në bazë të një procedimi penal të nisur gjatë këtij viti. Sipas Policisë së Tiranës, hetimi u zhvillua me metoda speciale.  Në fund të tij, Forcat Operacionale Speciale dhe të Kërkimit, si dhe Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Big Match”.

Në kuadër të këtij operacioni janë identifikuar subjekte dhe shtetas të dyshuar, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit e përshtatjes së ambienteve për lotari sportive. Gjatë kontrolleve në këto subjekte janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit: A.M., 49 vjeç, A.S., 50 vjeç, D.S., 48 vjeç, F.K., 22 vjeç, H.M., 28 vjeç, I.S., 46 vjeç, K.L., 25 vjeç, SH.B., 60 vjeç, K.B., 31 vjeç, R.Xh., 36 vjeç dhe M.D., 21 vjeç.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit F.S., 23 vjeç dhe L.K., 28 vjeç. Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi I.R., 40 vjeç, siç dhe njofton Policia e Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale të ndryshme në Tiranë, të cilat ishin përshtatur për organizimin e lotarive të palejuara, këta shtetas janë kapur në flagrancë duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 13 celularë që shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit, 224 mijë lekë të rinj dhe 2 mijë e 720 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë së Tiranës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65789 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE