Lufta në Ukrainë, ushtria ruse sulmon portin e Odesës!

vovalbania July 10, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, ushtria ruse sulmon portin e Odesës!

Sot Rusia sulmoi infrastrukturën e portit Odesa në Ukrainë. Komandanti Mykola Oleschuk tha se “sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore rrëzuan tre nga pesë raketat e lëshuara nga Rusia, si dhe 14 nga 20 dronët e saj”. Shënjestra të tyre ishin rajonet Odesa, Mikolajivi, Hersoni, Vinicja, etj. Në mesazhin e tij në Telegram, Oleschuk u shpreh:

Infrastruktura e portit të Odesës u sulmua me raketa. Si rezultat i kundërmasave aktive, tre prej tyre, Kh-59/Kh-69 dhe tre dronë UAV, nuk i kanë arritur objektivat.

Por, nuk dha më shumë detaje lidhur me pasojat. Odesa, një port i rëndësishëm për eksportet e grurit të Ukrainës, vazhdimisht ka qenë objektiv i sulmeve të ushtrisë ruse. Pavarësisht provave, Moska mohon se po godet infrastrukturën civile të Ukrainës.

Në fillim të kësaj jave, autoritetet në Ukrainë raportuan për të paktën 37 persona të vrarë nga sulmet ruse në disa rajone të vendit. Shënjestër e sulmeve ishte dhe një spital pediatrik në kryeqytetin Kiev, ku mbetën të vrarë dy punonjës të personelit mjekësor.

Ukraina ka nevojë për më shumë se 120 avionë luftarakë F-16, për të arritur barazinë me Rusinë në qiell”. Kjo u deklarua nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rusia përdor 300 avionë luftarakë kundër Ukrainës çdo ditë. Eshtë vendosur që ne të marrim rreth 10 deri në 20. Edhe nëse do të ishin 50, nuk do të ishin asgjë. Për t’u mbrojtur [me efikasitet], na duhen 128 F-16, theksoi Zelensky gjatë një fjalimi në Institutin “Ronald Reagan” në Uashington.

Vendet e NATO-s janë zotuar se do t’i sigurojnë rreth 65 avionë F-16 Ukrainës, për të luftuar pushtimin rus. Pilotët ukrainas janë duke u trajnuar lidhur me përdorimin e tyre në Shtetet e Bashkuara, Holandë dhe Rumani.

Më herët, gazeta “New York Times” ka raportuar se Ukraina do të mund të marrë vetëm gjashtë avionë F-16 brenda këtij muaji ndërsa gjatës verës do të jenë gati 12 pilotë. Autoritetet e Ukrainësm vazhdimisht kanë deklaruar se avionët luftarakë perëndimorë mund ta ndryshojnë situatën në fushëbetejë, sepse Rusia ka “epërsi të plotë në qiell” në territoret e pushtuara.

Duke folur dje, në hapje të Samitit të NATO-s, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u zotua se do t’i sigurojë Ukrainës sisteme të reja të mbrojtjes ajrore.

Joe Biden nuk ka dyshime se Rusia nuk kërkon “asgjë më pak” se “ta fshijë Ukrainën nga harta”, por shprehu bindjen se Vladimir Putin, nuk do t’ia dalë. Presidenti amerikan njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do t’i ofrojnë Ukrainës armë të tjera, përfshirë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore. Nga samiti i NATO-s në Uashington, theksoi se lufta do të përfundojë me Ukrainën si vend i lirë, i pavarur.

Ukraina mund dhe do ta ndalojë Putinin, sidomos me mbështetjen tonë të plotë kolektive. Ajo e ka mbështetjen tonë të plotë. Lufta do të përfundojë me Ukrainën si vend i lirë dhe i pavarur. Rusia nuk do të mbizotërojë. SHBA-të dhe partnerët synojnë t’i ofrojnë Ukrainës dhjetëra sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE