Mbi 4 mijë bimë cannabis të asgjësuara nga blutë në Shkodër e Lezhë!

vovalbania July 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 4 mijë bimë cannabis të asgjësuara nga blutë në Shkodër e Lezhë!

Aksionet policore në veri kundër bimëve narkotike, policitë e Lezhës e të Shkodrës kanë zbuluar e asgjësuar 4 mijë e 461 bimë cannabis sativa. Në pranga ra një 61-vjeçar me banim në Laç ndërsa për bimët e evidentuara në fshatrat e njësive Pult e Shalë në Shkodër, “vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, siç thuhet në njoftimin policor.

U finalizua operacioni i koduar “Corn”, si rezultat i të cilit u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestua në flagrancë shtetasi P.Gj., 61 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, të mbjellë me misër, 900 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, ky shtetas kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së këtyre bimëve, bën të ditur Policia e Lezhës.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë zbuluar dhe asgjësuar 3 mijë e 561 bimë kanabisi të kultivuara në këto territore.

Nga kontrollet intensive të territorit, goditen raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë gjetur të kultivuara në territoret e këtyre fshatrave dhe kanë asgjësuar 3 mijë e 561 bimë cannabisi. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale, siç njoftojnë burime zyrtare policore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE