Mbrëmje spektakolare në Dortmund, ja si rreshtohen skuadrat në Holandë-Angli!
Holanda dhe Anglia masin forcat në gjysmëfinalen e dytë të këtij Europiani, me të dyja skuadrat që duan të arrijnë në finalen e madhe të Berlinit më 14 korrik, aty ku i pret Spanja.
“Tulipanët” kanë treguar një lojë të bukur, edhe pse me raste me ulje-ngritje, teksa testi i vërtet do të jetë pikërisht kundër skuadrës së Gareth Southgate.
Nga ana tjetër, “Tre Luanët” kanë treguar luhatje, teksa kualifikimin deri këtu e ka arritur vetëm falë kohës shtesë dhe penalltive.
Koeman i ka besuar rreshtimit të tij bazë që ka bërë dhe në ndeshjet e tjera të këtij Europiani, teksa në krahun e djathtë të sulmit është zgjedhur Malen që luan në vend të Bergwijn.
Nga ana tjetër, Southgate i është rikthyer dhe njëherë skemës 4-2-3-1, që u kritikua gjatë gjithë kompeticionit.
FORMACIONET ZYRTARE:
Formacionet zyrtare:
Holanda: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Aké; Schouten, Reijnders, Simons; Malen, Gakpo, Depay.
Trajner: Ronald Koeman
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guéhi, Trippier; Rice, Mainoo; Saka, Bellingham, Foden; Kane.
Trajner: Gareth Southgate