Top Arena/ “Spanja, më e mira deri tani”, Halilaj për kualifikimin e “La Rojas”: Do të doja ta shihja në finale me…

vovalbania July 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Top Arena/ “Spanja, më e mira deri tani”, Halilaj për kualifikimin e “La Rojas”: Do të doja ta shihja në finale me…

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Spanja arriti të kualifikohej për në finalen e Europianit, pas fitores me përmbysje kundër Francës në gjysmëfinalen e luajtur në Mynih. Gazetari Jetmir Halilaj e cilëson ekipin e “La Rojas” si më të mirën deri tani për futbollin e luajtur dhe se Franca nuk e meritoi të shkonte në finale.

Spanja, absolutisht më e mira deri tani, çfarë kemi parë. Do të doja të ishte një Spanjë-Holandë për mënyrën se si luajnë futboll. Për mua Franca nuk e meritonte të shkonte në finale, sepse të kesh lojtarët më të shpejtë në botë si Mbappe, Dembele, Hernandez etj. dhe të jesh i lexueshëm…

Halilaj u shpreh:

Nuk mund të vish deri këtu duke shënuar vetëm një gol me aksion, të tjerat ishin me penallti dhe autogola. Ishte një Spanjë që vinte me mungesa të rëndësishme. Spanja nuk u mbrojt dhe aq mirë. La hapësira. Dhe Franca nuk sulmoi.

Ju rikujtojmë se, Lamine Yamal u bë lojtari më i ri që shënon në një kompeticion Europian ose Botëror, me 16-vjeçarin që realizoi një supergol përballë Francës në gjysmëfinalen e Europianit “Gjermani 2024”. Falë golit, por edhe performancës së tij fantastike në fushë, sulmuesi u shpall kështu edhe “Lojtari i Ndeshjes”. Spanjolli Lamine Yamal, në moshën 15 vjeç, 9 muaj e 16 ditë, u bë debutuesi më i ri në historinë Blaugrana.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64089 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE