Parashikimi i motit, vendi ende nën pushtetin e Anticiklonit Afrikan!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se edhe sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta, me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore – malore të jugut e në lindje të territorit, në orët e mesditës dhe të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era bëhet relativisht intensive, si dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
23/40
Diell
Kukës
19/38
Diell re
Lezhë
27/40
Diell
Dibër
20/37
Diell re
Durrës
23/39
Diell
Tiranë
26/40
Diell
Elbasan
23/42
Diell
Berat
21/40
Diell re
Vlorë
22/38
Diell
Korçë
19/34
Diell re
Gjirokastër
21/41
Diell re
Sarandë
23/36
Diell