Pavarësisht sëmundjes, Celine Dion mund të kthehet shumë shpejt në skenë!

vovalbania July 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pavarësisht sëmundjes, Celine Dion mund të kthehet shumë shpejt në skenë!

Për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj ka një lajm të mirë! Celine Dion në fakt u ka premtuar njerëzve se do të ngjitet sërish në skenë, pavarësisht betejës me sëmundjen e “sindromës së njeriut të ngurtë”.

Gjatë një interviste për “Watch What Happens Live”, prezantuesja Hoda Kotb, foli për gjendjen e artistes, por edhe mundësinë e rikthimit në skenë. Hoda madje shkoi përtej intervistës duke folur me menaxherin e Dion:

“Pra, çfarë po ndodh? Kur do të performojë përsëri?” Më pas, zbulohet se Dion do të performojë në Lojërat Olimpike të Parisit, të cilat do të mbahen në Paris nga data 26 korrik deri në 11 gusht.

Prezantuesi i show-t, Andy Cohen, ndërhyri në bisedë duke shtuar se mendon se do të ishte e vështirë për Dion të bënte një performancë në Lojërat Olimpike , për shkak të sindromës së saj, pasi është “diçka që ajo nuk mund ta kontrollojë”.

Por, Kotb këmbënguli se një paraqitje në Lojërat Olimpike nuk ishte krejtësisht jashtë mundësive.

Ajo do të këndojë përsëri dhe gjithmonë do të ketë një datë dhe orë për ta bërë këtë. Unë mendoj se ajo ka një regjim më të mirë mjekësor dhe po merr ilaçet e duhura.

Gjatë një interviste të Celine Dion në emisionin “Today”, këngëtarja u tha njerëzve se do të këndojë sërish, edhe nëse kjo do të thotë se duhet të “zvarritet” në skenë.

“Do të rikthehem në skenë, edhe nëse do më duhet të zvarritem. Edhe nëse më duhet të flas me duar, do ta bëj,” u shpreh ajo.

“Unë jam Celine Dion dhe sot zëri im do të dëgjohet, jo vetëm sepse duhet, ose sepse kam nevojë, por sepse kjo gjë më mungon”, përfundon Dion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE