Prezantuese e BBVA apo BBVK? Arbana Osmani thyen më më fund heshtjen
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Prezantuese e BBVA apo BBVK? Arbana Osmani thyen më më fund heshtjen](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/07//prezantuese-e-bbva-apo-bbvk-arbana-osmani-thyen-me-me-fund-heshtjen.jpg)
Arbana Osmani surprizoi publikun shqiptar pasi hoqi dorë nga drejtimi i sezonit të fundit të “Big Brother VIP Albania”— drejtimin e té cilit e mori Ledion Liço.
Kjo situatë u komentua shumë në publik, duke ngritur dyshime për krisje raportesh mes Arbanës dhe drejtuesve të televizionit Top Channel.
Më pas doli një tjetër pistë— ajo e Arbanës në drejtimin e “Big Brother-it” në Kosovë. Madje burime të ndryshme e konfirmuan Arbanën si prezantuese në Kosovë, së bashku me këngëtarin Luiz Ejlli.
Por si qëndron e vërteta?
Arbana është pyetur së fundmi nga një ndjekëse në një pyetësor që moderatorja krijoi në InstaStory.
“A do drejtosh BBV këtë vit”, u pyet Arbana në pyetësorin me titull “Rrugës në Prishtinë”.
“Me rëndësi është mos me heq dorë”, tha moderatorja, duke bërë lëmsh një rrjet të tërë me përgjigjen e saj.