Sot Dita Botërore e Popullsisë/Mesazhi i shefit të OKB-së!

vovalbania July 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot Dita Botërore e Popullsisë/Mesazhi i shefit të OKB-së!

Sot është Dita Botërore e Popullsisë. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se kjo ditë, po ashtu është një moment për të gjithë ne, që të angazhohemi për të bërë më shumë për të siguruar që sistemet tona të të dhënave të kapin gamën e plotë të diversitetit njerëzor, në mënyrë që të gjithë të jenë të dukshëm, të mund të ushtrojnë të drejtat dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Gjatë tre dekadave të fundit, shoqëritë në mbarë botën kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e mbledhjes, analizës e përdorimit të të dhënave të popullsisë. Këto përparime kanë përmirësuar ndjeshëm ofrimin e kujdesit shëndetësor në nivel global, duke çuar në përmirësime thelbësore në shëndetin seksual e riprodhues, si dhe në aftësinë për të ushtruar të drejta e zgjedhje.

Por, komunitetet më të margjinalizuara nuk përfaqësohen si duhet në të dhëna duke ndikuar thellësisht në jetën dhe mirëqenien e tyre. Referuar të dhënave të OKB-së, u deshën qindra mijëra vjet që popullsia e botës të arrinte në 1 miliard dhe pastaj në vetëm 200 vite të tjera, popullsia u shtatëfishua.

Popullsia globale pritet të arrijë në rreth 8.5 miliardë në vitin 2030 e 10.9 miliardë më 2100-ën.

E kaluara e afërt ka parë ndryshime të mëdha në normat e lindshmërisë dhe jetëgjatësisë. Në fillim të viteve 1970, mesatarisht, gratë kishin 4.5 fëmijë secila; deri në vitin 2015, lindshmëria totale në botë kishte rënë nën 2.5 fëmijë për grua. Ndërkohë, jetëgjatësia mesatare globale është rritur, nga 64.6 vjet në fillim të viteve 1990, në 72.6 vjet më 2019-ën.

Përveç kësaj, bota po sheh nivele të larta urbanizimi dhe përshpejtim të emigrimit. 2007-ta ishte viti i parë në të cilin më shumë njerëz jetonin në zonat urbane se në ato rurale dhe deri në vitin 2050, rreth 66% e popullsisë së botës do të jetojnë në qytete.

Këto megatendenca kanë implikime të gjera. Ato ndikojnë në zhvillimin ekonomik, punësimin, shpërndarjen e të ardhurave, varfërinë dhe mbrojtjen sociale. Gjithashtu, ndikojnë në përpjekjet për të siguruar akses universal në kujdesin shëndetësor, arsim, strehim, kanalizime, ujë, ushqim dhe energji. Për të adresuar në mënyrë më të qëndrueshme nevojat e individëve, politikëbërësit duhet të kuptojnë se sa njerëz jetojnë në planet, ku janë, sa vjeç janë dhe sa njerëz do të vijnë pas tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65825 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE