Studim/Pse burrat i stresojnë gratë dy herë më shumë se fëmijët?!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Studim/Pse burrat i stresojnë gratë dy herë më shumë se fëmijët?!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/07//studim-pse-burrat-i-stresojne-grate-dy-here-me-shume-se-femijet.jpg)
Duke qenë se fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje të vazhdueshme, njerëzit shpesh mendojnë se burimi më i madh i stresit në familje janë fëmijët. Megjithatë, një studim i kryer nga “Today” tregon të kundërtën.
Me më shumë se 7,000 nëna nga Shtetet e Bashkuara që morën pjesë në një sondazh të fundit dhe një intervistë të kryer nga “Today”, rezultati tregon se shumica e nënave e vlerësuan nivelin e tyre të stresit në një 8.5 nga 10.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/07/studim-pse-burrat-i-stresojne-grate-dy-here-me-shume-se-femijet-669032ced8477.jpg)
Megjithatë, ajo që e bën studimin befasues është se rreth gjysma e nënave që morën pjesë në anketë dhe intervistë thanë se, më shumë se fëmijët, burrat u vunë re se ishin një burim më i madh stresi.
Shumë njerëz mund të jenë skeptik dhe mosbesues veçanërisht burrat në lidhje me rezultatet e studimit. Megjithatë, një hulumtim tjetër i bërë nga Universiteti i Padovës, gjithashtu e mbështet këtë studim.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/07/studim-pse-burrat-i-stresojne-grate-dy-here-me-shume-se-femijet-669032d264875.jpg)
Sipas studiuesve, mund të vërehet se me vdekjen e grave, shëndeti i burrave shpesh përkeqësohet. Ndryshe në rastin e grave, pas vdekjes së burrave të tyre, ato rezultojnë të jenë më të shëndetshme.