A ndryshon lufta nëse Ukraina furnizohet me avionët e shumëpritur F-16, ja çfarë thonë ushtarakët!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![A ndryshon lufta nëse Ukraina furnizohet me avionët e shumëpritur F-16, ja çfarë thonë ushtarakët!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/07//a-ndryshon-lufta-nese-ukraina-furnizohet-me-avionet-e-shumepritur-f-16-ja-cfare-thone-ushtaraket.jpg)
Tufa e parë me avionët luftarakë F-16, prodhim amerikan, do të mbërrijë së shpejti në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda.
Ata do të fluturojnë mbi qiejt ukrainas këtë verë, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Kohëzgjatja e procesit, nga prokurimi i avionëve luftarakë dhe trajnimi i pilotëve ukrainas e deri te fluturimi i tyre, e ka zemëruar Kievin.
Rusia ka pasur kohë për ta përgatitur mbrojtjen në përpjekje për ta asgjësuar ndikimin e avionëve F-16, ndërkohë që Ukrainës i është dashur të mbijetojë me një mbrojtje të dobët ajrore, e cila është shumë më e vogël sesa mbrojtja ajrore e sofistikuar e armikut. Disa analistë thonë se vetëm avionët F-16 nuk do të dëshmohen si pikë kthese në luftën pushtuese që Rusia e nisi në shkurt të vitit 2022.
“Duhet ta ndani simbolizmin nga ndikimi i mirëfilltë në fushëbetejë – i cili do të jetë i dobishëm por i thjeshtë, posaçërisht në fillim”, tha Mark Cancian, këshilltar i lartë për Programin e Sigurisë Ndërkombëtare në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).
Serhii Kuzan, kryetar i Qendrës Ukrainase për Siguri dhe Bashkëpunim, një grup hulumtues joqeveritar, pohoi për REL se nevojiten të pakten 60 avionë për operacione të mëdha në përpjekjet e Ukrainës për ta zmbrapsur aviacionin rus matanë kufijve të vet.
Ligjvënësja Oleksandra Ustinova, e cila e udhëheq komisionin parlamentar të Kievit për armët dhe municionet, tha se Ukraina ka nevojë për gati 120 avionë F-16, për ta forcat dukshëm mbrojtjen ajrore. Derisa pilotët fitojnë përvojë në qiejt ukrainas dhe ushtria ndërton infrastrukturën ajrore, dërgesat e para mund ta ndihmojnë Ukrainën së paku ta forcojë mbrojtjen e vet ajrore, thonë ekspertët.