A tradhëtojnë futbollistët? Dedektivja Shkënda Lili plas bombën: “Më erdhi e dashura e…”

vovalbania July 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A tradhëtojnë futbollistët? Dedektivja Shkënda Lili plas bombën: “Më erdhi e dashura e…”

Detektivja e njohur, Shkënda Lili, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena” në Top Channel. Shkënda u pyet ndër të tjera për rastet e tradhtisë te futbollistët.

Ajo tha se rastet janë të rralla, por zbuloi një rast të cilin ajo e ka investiguar. Kur moderatorja e njohur, Alesia Bami, e pyeti në lidhje me futbollistët, Shkënda nuk përmendi emra. Detektivja thjesht zbuloi se ka qenë e dashura e futbollistit ajo që ka kërkuar këtë të fundit ta hetojë. Sipas saj, është e vështirë të investigosh futbollistët pasi qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Alesia Bami: Gratë e futbollistëve janë drejtuar te ty për ndonjë tradhti të mundshme?

Shkënda Lili: Në fakt nuk janë të shpeshta këto rastet tek unë. Mbaj mend një rast, ku ishte e dashura, jo gruaja, ajo që kërkonte të investigonte futbollistin. Nuk është një futbollist me emër, është shqiptar. Nuk ishte i martuar. Unë e kam investiguar. Këtë herë nuk ka luajtur me Kombëtaren, ka qenë në stol.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63978 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE