A tradhtojnë futbollistët? Dedektivja e njohur: Më erdhi e dashura…
Detektivja e njohur, Shkënda Lili, ishte mbrëmë e ftuar në “Top Arena”, Top Channel, aty ku u pyet për rastet e tradhtisë te futbollistët.
Ajo tha se rastet janë të rralla, por zbuloi një rast të cilin ajo e ka investiguar. Kur moderatorja e njohur, Alesia Bami, e pyeti në lidhje me futbollistët, Shkënda nuk përmendi emra.
Detektivja Lili thjesht zbuloi se ka qenë e dashura e futbollistit ajo që ka kërkuar këtë të fundit ta hetojë.
Sipas saj, është e vështirë të investigosh futbollistët pasi qëndrojnë në ambiente të mbyllura.
Pjesë nga intervista:
Alesia Bami: Gratë e futbollistëve janë drejtuar te ty për ndonjë tradhti të mundshme?
Shkënda Lili: Në fakt nuk janë të shpeshta këto rastet tek unë. Mbaj mend një rast, ku ishte e dashura, jo gruaja, ajo që kërkonte të investigonte futbollistin.
Nuk është një futbollist me emër, është shqiptar. Nuk ishte i martuar. Unë e kam investiguar. Këtë herë nuk ka luajtur me kombëtaren, ka qenë në stol.