Anglia përgatitet për finalen/ 800 milionë sterlina vetëm për birra dhe 25 pica në sekondë!

vovalbania July 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Anglia përgatitet për finalen/ 800 milionë sterlina vetëm për birra dhe 25 pica në sekondë!

Teksa parashikimi i kohës do të jetë me mot të ngrohtë dhe pa reshje, pubet dhe lokalet në mbarë Britaninë do të jenë të hapura të dielën deri në mesnatë e më tej, siç ndodhi të mërkurën.

120 milionë sterlina do të jenë shpenzimet vetëm për pije alkoolike të dielën. Ndërkohë që goli i fitores ndaj Holandës i çoi në 405 milionë shpenzimet nëpër pube dhe supermarkete.

Në total anglezët pritet të harxhojnë 800 milionë sterlina deri në finale, ku birrat spanjolle do shmangen në mbështetje të ‘Tre Luanëve’ qe nuk janë favoritët për të fituar finalen. 2.5 milionë shishe vere  dhe po aq shampanjë do  blihen nga tifozët, ndërkohë 4 milionë kanaçe dhe shishe birre dhe 1.2 milionë shishe birre me zero për qind alkool do blihen deri të djelën.

Ndërkohë kompanitë e picave mendojnë të bëjnë 20 deri 25 pica në sekondë gjatë ndeshjes. Kryeministri Starmer një tifoz i çmendur i Arsenalit i cili luan vetë futboll në kalçeto, ka lënë të kuptohet se në rast fitoreje, e hëna do të jetë pushim.

Sakaq punëdhënësit  do duhet të përgatiten për baticë kërkesash për leje nga puna për stafet që do duhet të jenë në punë të shtunën në mbrëmje.

Një nga supermarketet më të mëdha do të mbyllë 1800 dyqanet përpara ndeshjes me qëllim që punonjësit të kenë mundësi të ndjekin finalen, ndërkohë shumë britanikë pritet të thonë se janë sëmurë dhe nuk do paraqiten në vendet e punës të nesërmen e finales, pavarësisht nëse fitojnë ose jo.

Atmosfera për finale dhe mbarimin e 58 viteve të pritjes së një trofeu të madh për kombëtaren angleze ka shtuar entuziazmin, por dekadat e fundit në pritje të rikthimit të futbollit në vendlindje, fatkeqësisht ai ka përfunduar diku tjetër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65786 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE