Pas Besit, vjen urimi i Xhensilës: Bëj gjithçka për ty, jo me fjalë por me vepra!

vovalbania July 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas Besit, vjen urimi i Xhensilës: Bëj gjithçka për ty, jo me fjalë por me vepra!

Ajka feston 6-vjetorin e lindjes dhe pas Besit ka ardhur edhe urimi i Xhensilës.

Përkrah disa fotove shumë të bukura me Ajkën, Xhensila shkruan:

“Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra. Jetoj vetëm për ty”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Ndërkohë Besi në urimin e tij shkroi, “Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve. Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre.

Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo siç thonë poetët, erërat nuk fryjnë gjithmonë siç duan barkat, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat. Kur ti i kërkon Zotit të të japë fuqi, duhet të dish se Ai do të të përballë me sprovat nëpërmjet të cilave do ta dëshmosh fuqinë e Tij.

Kur njerëzit janë të gëzuar, duken të gjithë njëlloj, dhe është pikërisht sprova ajo që do t’i dallojë. Nuk të premtoj gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje dhe Amenit. Ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem. Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh! Me dashuri, babi Bes!”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE