Situata e zjarreve në vend, vijon operacioni në fshatin Kakodhiq dhe pranë liqeneve të Lurës!

vovalbania July 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Situata e zjarreve në vend, vijon operacioni në fshatin Kakodhiq dhe pranë liqeneve të Lurës!

Vatra e zjarrit në bashkinë Dropull është shuar pas disa orësh luftë me flakët, ndërsa situata po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës po vijon aksioni me forcat e bashkisë, efektivët e Forcave të Armatosura, forca shtesë zjarrfikësish nga Berati, por edhe dy avionë PZL nga Greqia, për shuarjen e flakëve.

Po ashtu operacioni vazhdon edhe pranë liqeneve të Lurës në Dibër.

Të katër vatrat e zjarrit në Malin e Gjerë të cilat ishin aktive prej orëve të para të mëngjesit aktualisht janë të fikura.

Në dy prej këtyre vatrave vijojnë të digjen ende trungje të thatë, por kjo po ndodh në sipërfaqe të djegur.

Një pjesë e efektivëve vazhdojnë të mbajnë në monitorim situatën në terren pasi ekziston rreziku i riaktivizimit prej erës.

Rreth 12 km ishte perimetri i zjarrit në kullotat e Malit të Gjerë, i cili i ndihmuar nga era dhe terreni i thatë nisi të përparonte me shpejtësi drejt Gjirokastrës.

Për shuarjen e flakëve, të cilat nisën që në orët e para të mëngjesit, u angazhuan rreth 100 persona, zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë.

Në vendngjarje ndodhen 4 vatra zjarri. Vatrat e zjarrit kanë largësi nga njëra-tjetra. Forcat që marrin pjesë në ndërhyrje janë ndarë në 3 grupe. Aktualisht po punohet për shuarjen e 3 vatrave të zjarrit, të cilat kishin përparësi të përhapeshin drejt qytetit të Gjirokastrës.

Policia është duke hetuar për identifikimin e autorëve për të paktën 4 zjarrvënie të qëllimshme brenda kësaj jave.

“Pas një pune të pandërprerë forcat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në bashkinë Dropull, ku situata po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.

Në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës po vijon aksioni me forcat e bashkisë, efektivët e Forcave të Armatosura, forca shtesë zjarrfikësish nga Berati, por edhe dy avionë PZL nga Greqia, për shuarjen e flakëve. Po ashtu operacioni vazhdon edhe pranë liqeneve të Lurës në Dibër.

Mirënjohje të gjithë efektivëve të angazhuar si dhe autoriteteve greke që po asistojnë me dy avionët tip PZL në shuarjen e flakëve në fshatin Kakodhiq!

Përsërisim thirrjen për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, në mënyrë që të shmangen ngjarje që dëmtojnë mjedisin dhe pasurinë tonë të përbashkët”, shkruan Ministria e Mbrojtjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE