Bursë për studentët me pesa/ Kundërshtojnë ekspertët: Thjeshtimi i kritereve prodhon të paaftë…

vovalbania July 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bursë për studentët me pesa/ Kundërshtojnë ekspertët: Thjeshtimi i kritereve prodhon të paaftë…

Lehtësimi i kritereve për t’u regjistruar në programet prioritare do të prodhojnë studentë të paaftë për tregun e punës, shqetësohen ekspertët.

Heqja e notës mesatare 8.5 dhe përfshirja e studentëve me pesa në marrjen e bursës pas vitit të dytë të studimeve nuk është zgjidhje për të shpëtuar degët me interes kombëtar në fushën e mësuesisë apo bujqësisë, nga mbyllja.

“Unë mendoj që mesatarja duhet të jetë një kriter në degët prioritare dhe aq më tepër në degët e mësuesisë, që këta studentë në të ardhmen do të edukojnë brezat e ardhshëm. E shikoj si politikë të gabuar që të financohen studentët që nuk kanë një mesatare të mirë. Një maturant i cili në vitin e dytë të universitetit ul mesataren apo ruan notën 5, nuk është e drejtë që të marr bursë, se nuk do të jetë i përgatitur, frytdhënës në punë. Do të dal një mësues, një agronom apo cfarëdo profesion të cilësuar si prioritet kombëtar me cilësi shumë të dobët”, shpjegon mësuesja Ana Llazo.

Gjatë këshillimit të karrierës me maturantët, mësuesja Ana Llazo tregon se nisma e dy viteve më parë për të mbështetur financiarisht çdo muaj me bursa sa paga minimale të rinjtë më të mirë që zgjidhnin programet me prioritet kombëtar ka dështuar.

“Kam vënë re që i gjithë interesi i maturantëve është te mjekësia, informatika, inxhinieria dhe nuk kanë pasur fokusin te degët prioritare”, thotë Llazo.

Ndaj ajo vlerëson se është menduar zgjerimi i skemës duke paguar edhe studentët e dobët nga 12 mijë lek çdo muaj. Ndryshimi i VKM-së parashikon gjithashtu se studentët që ruajnë notën mesatare mbi 8 pas vitit të parë do të përfitojnë bursën e plotë, ndërsa me ruajtjen e notës mesatare nga 6.5 deri në 8.00, përfitohet 60% e pagës minimale, pra vlera 24 mijë lek. Kjo metodologji do të dëmtojë edhe më tej sistemin arsimor, paralajmërojnë ekspertët.

“Të gjitha këto politika që nuk kanë qenë të suksesshme deri tani, do të kenë pasoja në kohë”, shton mësuesja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE