CITROËN C4/Citroën rishpik Hatchbackun Compact me 3 energji: 100% electric, naftë ose benzinë!

vovalbania July 13, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
CITROËN C4/Citroën rishpik Hatchbackun Compact me 3 energji: 100% electric, naftë ose benzinë!

Zbuloni Citroën ë-C4 të re – 100% electric dhe C4 e re në video…

Citroën vazhdon sulmin e tij elektrik me ë-C4 e Re 100% elektrike: një fazë e re për dizajnin Citroën, me një rehati fantastike dhe me 3 opsione zgjedhjeje: 100% elektrik, naftë, benzinë.

Citroën i ri ë-C4 dhe C4 i ri janë trashëgimtarët e duhur te historisë 92-vjeçare te sedaneve kompakt Citroën. Që nga 1928, 10 gjenerata të ndryshme kanë ndjekur njëra tjetrën, duke shitur gjithsej 12.5 milion kopje.

Citroën i ri C4 dhe ë -C4 100% elektrik janë të disponueshme per t’u porositur.

PERFORMANCA

MOTORI : BENZINË OSE NAFTË
Citroën i Ri C4 ofron gjeneratën e re Euro 6 me motor nafte ose benzine:
● Ngarje flexible dhe efikase
● Me opsionin benzinë, ofrohet zgjedhje e fuqisë nga 100 kf në 155 kf
● Me opsionin naftë, zgjedhje nga 110 kf në 130 kf.
● Dhe gjenerata e fundit e kambios automatike me 8 marshe EAT8 per nderrim te butë marshesh dhe kontroll të emetime.

DIZAJNI

Citroën C4 ofron nje qëndrim energjik dhe të sigurt
● Një tavan i gjatë dhe e skalitur
● Një pjese fundore e përparme e cila përshtatet me kodet aestetike të Citroën: drita ne forme V, pjesë të kromuara në gjithë gjërësine e automjetit.
● Një teknologjie e re e cila nënvizon Citroën 100% LED Vision me drita LED te ditës, fenerët dhe ato të mjegulles.

Një profil aerodinamik

Përveçse aerodinamik profili ofron një volum bujar i nënvizuar me disa linja si të buta ashtu dhe muskuloze të automjetit, të cilat sigurojnë karakter dhe fuqi. Disqe të mëdha me diametër 690 mm dhe lartësi nga toka prej 156 mm, superiore ndaj konkurrentëve, i japin automjetit një pamje të lartë, serioze dhe një qëndrim ‘gati per t’u nisur’.

Një pamje e pasme dinamike dhe e fuqishme

Pjesa e pasme e automjetit ofron dinamizëm dhe fuqi, ndërkohë që sugjeron nje volum bagazhi bujar prej 380 L. Me xham të pasëm me kënd, bishti aerodinamik dhe dritat që lidhen nga një shirit i zi me shkëlqim, Citroën i ri C4 ofron një etape të re unike dhe diferencuese dhe inaguron shenjën identifikuese me dritat e reja LED ne formë V.

31 kombimine të jashtme dhe 6 interiore

● 7 ngjyra: E bardhë Perle, E zezë Mat, Gri Metalizato, Gri Platini, E Kuqe Elixir, Kafe Karamel, Blu Iceland
● 5 Paketa ngjyrash: E zezë me shkëlqim, Sable Metal, Gri me teksturë, E kuqe e thellë e Anodizuar dhe Blu e Anodizuar, kjo e fundit eksluzive per ë-C4 i Ri 100% electric.
● 6 variante interiore të cilat ofrojne materiale të ngrohtë dhe tone të gjalla: Interiori Standard Atmosphere dhe 5 atmosfera të tjera të lidhura me sediljet Advanced Comfort: Gri Urban, Gri Metropolitan, Blu Metropolitan, E Zezë Hype dhe E Kuqe Hype.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE