Elvis Myrta sqaron raportin me Romeo Veshajn pas aludimeve për krisje të miqësisë

vovalbania July 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elvis Myrta sqaron raportin me Romeo Veshajn pas aludimeve për krisje të miqësisë

Romeo Veshaj dhe Elvis Myrta krijuan një shoqëri shumë të ngushtë në ‘Big Brother VIP’. E kur doli jashtë Lisi u prit nga dy vëllezërit Veshaj, me porosinë e Romeos nga shtëpia.

Mirëpo, javët e fundit ka pasur aludime për një krisje të raportit. Kjo pasi Romeo dhe Lisi nuk ndiqen më në Instagram. Më pas, gjatë një video live me Egla Cenon, i pyetur nëse ka folur me Romeon, Lisi tha thjesht “Jo”.

Por, si janë gjërat mes tyre?

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”, Lisi u pyet nëse është takuar me Romeon apo me Heidin, duke pohuar se janë takuar por tha se takimet nuk kanë qenë të shpeshta:

“Po, takohemi, po jo shumë shpesh. Sepse është periudha e verës tani. Unë kam filluar të merrem me gjërat e mia, i jam rikthyer punës sime, madje kam harruar që kam qenë në Big Brother…” – tha Lisi, duke theksuar se nuk është zënë me Romeon: “Pse kush tha që nuk jemi takuar? Kanë dalë lajme ‘jemi zënë, nuk jemi zënë’. Mos i besoni ato”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE