Moti, i nxehti afrikan “refuzon” largimin nga territori i vendit!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta, me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore malore të jugut e në lindje të territorit, në orët e mesditës dhe të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
22/39
Diell
Kukës
21/38
Diell re
Lezhë
24/38
Diell
Dibër
20/37
Diell re
Durrës
25/37
Diell
Tiranë
27/39
Diell re
Elbasan
26/42
Diell
Berat
22/39
Diell re
Vlorë
24/36
Diell re
Korçë
21/36
Diell re
Gjirokastër
20/40
Diell re
Sarandë
25/38
Diell