Presidenti i ri i Iranit, i gatshëm për “dialog konstruktiv” me Europën!

vovalbania July 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti i ri i Iranit, i gatshëm për “dialog konstruktiv” me Europën!

Presidenti i zgjedhur i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se dëshiron të përmirësojë raportet me shtetet europiane edhe pse i akuzoi këto shtete se po refuzojnë që të angazhohen në zbutjen e ndikimit të sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 6 korrik, Pezekishan mundi në raundin e balotazhit presidencial, ultrakonservatorin, Saeed Jalili.

Pezekishan ka bërë thirrje për “raporte konstruktive” me shtetet perëndimore që “ta nxjerrin Iranin nga izolimi”. Po ashtu, ai është shprehur në favor të ringjalljes së marrëveshjes bërthamore që u arrit në vitin 2015 mes Iranit e fuqive botërore.

Uashingtoni zyrtar u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018 kur president ishte Donald Trump e rivendosi sanksione ndërsa gradualisht, Irani shkeli marrëveshjen. Ky akord synonte uljen e aktivitetit bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve të vendosura ndaj Republikës Islamike. Teherani zyrtar insiston se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore e jo ushtarake.

Në një shkrim të publikuar dje në mbrëmje në “Teheran Times”, Pezeshkian tha se pasi Amerika u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, shtetet europiane u zotuan se do ta ringjallnin marrëveshjen e do të ndihmonin në zbutjen e ndikimit të sanksioneve amerikane.

Shtetet europiane kanë refuzuar këto zotime, shkroi ai. Pavarësisht gabimeve, unë mirëpres angazhimin në një dialog konstruktiv me shtetet europiane, që raportet tona të mund të vendosen në rrugën e duhur, bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë e të trajtimit të barabartë.

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Nabila Massrali, më herët uroi Pezeshkianin për fitore në zgjedhje, duke shtuar se blloku prej 27 anëtarësh “është i gatshëm që të angazhohet me qeverinë e re, në linjë me politikën e Bashkimit Europian për angazhim kritik”.

Zgjedhjet në Iran u mbajtën pasi presidenti ultrakonservator, Ebrahim Raisi, humbi jetën në një aksident ajror më 19 maj, pas rrëzimit në një zonë malore të helikopterit me të cilin po udhëtonte pas kthimit nga njjë vizitë në Azerbajxhan ku mori pjesë në një përurim.

Në Iran, Pezeshkian  konsiderohet si figurë “reformatore”. Por, në këtë shtet, fjalën e fundit për politikat kryesore e ka lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili tani është në moshë të thyer e duhet të mendojë dhe për pasardhësin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE