Zjarret në vend, dy vatra aktive në Delvinë e në Dibër!

vovalbania July 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarret në vend, dy vatra aktive në Delvinë e në Dibër!

Ministria e Mbrojtjes informon në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Në 24 orë u raportuan 9 vatra dhe aktualisht, vetëm dy prej tyre janë aktive e gjenden në jug e në verlindje të territorit. Të dhënat vijnë nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile

Aktualisht po punohet në fshatin Kakodhiq të Bashkisë Delvinë për izolimin e plotë të flakëve.  Ky është vazhdimi i zjarrit masiv që pati përfshirë fshatin Kardhikaq në Bashkinë e Finiqit. Në vendngjarje po operojnë forcat zjarrfikëse lokale, si dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Po ashtu vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë – Lurë të Bashkisë Dibër. Edhe në këtë rast, ky është vazhdim i zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha.

Njoftimi zyrtar: 

Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra dhe janë aktive 2.

Aktualisht po punohet në fshatin Kakodhiq të Bashkisë Delvinë për izolimin e plotë të vatrës, i cili është vazhdimi i zjarrit masiv që kish përfshirë fshatin Kardhikaq në Bashkinë e Finiqit. Në vendngjarje po operojnë forcat zjarrfikëse të bashkisë Delvinë dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Po ashtu vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë – Lurë të bashkisë Dibër, vazhdim i zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha. Në terren po efektivët zjarrfikës të bashkisë Dibër, forca nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shërbimi Pyjor e forca bashkiake si dhe 50 efektivë nga Forcat e Armatosura.

Ju lutemi banorëve, të bëjnë kujdes! Ligji parashikon dënim të rëndë për të gjithë ata që ndezin zjarre dhe do të zbatohet për çdokënd, pa dallim!

Zjarret favorizohen nga i nxehti përvëlues. Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta, me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti vijon i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore malore të jugut e në lindje, në orët e mesditës e të pasdites. Temperaturat variojnë 20-42 gradë celcius.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65796 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE