Donald Trump përshkruan momentin kur u qëllua

vovalbania July 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donald Trump përshkruan momentin kur u qëllua

Ish-Presidenti Donald Trump ka përshkruar në rrjete sociale momentin kur e qëlluan me plumb në pjesën e sipërme të veshit.

Pas disa minutave fjalim në Pensilvani, ai thotë “se dëgjoi të shtënat, ndjeu një zhurmë dhe diçka që po i çante lëkurën.”

Forcat e Shërbimit Sekret ekzekutuan në vend atentatorin dhe arritën ta nxirrnin prej aty, teksa veshi i djathtë i Trump kullonte gjak.

“Kisha shumë gjakderdhje, atëherë e kuptova se çfarë po ndodhte. Dua të falënderoj Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe të gjitha forcat e zbatimit të ligjit për reagimin e tyre të shpejtë pas asaj që ndodhi në Butler të Pensilvanisë”, shprehet Trump.

Në postimin e tij, ai shprehu ngushëllimet për familjen e personit që ndërroi jetë prej të shtënave si dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurin tjetër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE