Operacione anti-cannabis në veri, mijëra bimë narkotike të asgjësuara!

vovalbania July 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Operacione anti-cannabis në veri, mijëra bimë narkotike të asgjësuara!

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, gjenden dhe asgjësohen mbi 5 mijë e 600 bimë dhe fidanë cannabis sativa. Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, blutë vijuan kontrollet. Ky megaoperacion vazhdon me intensitet.

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 5638 bimë dhe fidanë të dyshuar kanabis në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis, i koduar “Territor i pastër”.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit: shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult dhe Velipojë, Shalë, Postribë dhe asgjësuan 5416 bimë dhe fidanë kanabis ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel dhe asgjësuan 160 bimë kanabis.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë-Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 62 bimë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve kanabis.

Ndërkaq, në një tjetër operacion, Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka vijuar kontrollet në terren.

Gjatë kontrolleve, u zbulua 1 ambient i përshtatur për kultivim (në një arë të mbjellë me misër), në fshatin Thumanë, u gjetën të kultivuara 20 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi P. K., 50 vjeç, banues në Thumanë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE