Pas informacioneve për atentat, Mali i Zi shton sigurinë për Gjukanoviçin!

vovalbania July 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas informacioneve për atentat, Mali i Zi shton sigurinë për Gjukanoviçin!

Policia malazeze shton masat e sigurisë ndaj ish-presidentit Milo Gjukanoviç, pas informacioneve se ndaj tij po përgatitet një atentat. Kjo u bë e ditur sot. Mediat njoftuan se një grup kriminal nga rajoni po përgatitej të vriste Milo Gjukanoviçin dhe se për këtë, ish-presidenti u informua nga një anëtar i paidentifikuar i shërbimeve të huaja të Inteligjencës.

Policia ka marrë informacionin e duhur nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare [ANB]. Theksojmë se besueshmëria e informacionit ende është duke u kontrolluar nga ANB-ja. Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia, Prokuroria dhe ANB-ja morën masa të mëtejshme dhe veprime në juridiksionin e tyre, në mënyrë të sinkronizuar.

Autoritetet thanë se menjëherë pas marrjes së informacionit, nga ana e prokurorisë u nisën hetime mbi rastin. Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve në opozitë, Danijel Zhivkoviç është i vetmi që ka njoftuar zyrtarisht se kjo parti “ka dijeni mbi detajet e përgatitjes për vrasjen e mundshme të ish-presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç”.

Ne kemi njohuri rreth detajeve dhe e dimë se për çfarë bëhet fjalë. Nuk na takon neve t’i komunikojmë informacionet tona. Besoj se ANB-ja dhe institucionet e tjera kompetente do të dalin me të dhëna të sakta.

Radio Evropa e Lirë pyeti ANB-në nëse ka marrë “informata serioze operacionale se një grup i organizuar kriminal po përgatitet që të vrasë Gjukanoviçin”, siç raportojnë mediat. Ky institucion nuk u përgjigj. REL-i i dërgoi një pyetje edhe zyrës së ish-presidentit, nëse është e vërtetë se ai ka njoftuar organet kompetente lidhur me informacionin se po i përgatitet një atentat. Përgjigja nuk erdhi as nga ajo adresë. Në deklaratën e parë të policisë, dje, theksoi se nuk ishte në dijeni të informacionit mbi përgatitjen e atentatit ndaj Gjukanoviçit.

Në njoftimin e fundit, nga policia në Malin e Zi, sqarojnë se në kohën e njoftimeve në media për përgatitjen e atentatit, “ANB-ja po bashkëpunonte ndërkombëtarisht në lidhje me verifikimin e informacionit”.

Ndërsa po vijon procedura për përcaktimin e fakteve dhe rrethanave me peshë, përfshirë besueshmërinë e tyre, u mor vendim për forcimin e masave të sigurisë për ish-presidentin e Malit të Zi për arsye parandaluese.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65771 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE