Reagimi i Ivanka pas atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump

vovalbania July 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reagimi i Ivanka pas atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump

Vajza e ish-presidentit Trump, Ivanka ka reaguar përmes një deklaratë në ‘X’, duke falenderuar forcat e rendit për reagimin e tyre të shpejtë.

“Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja për babanë tim dhe për viktimat e tjera të dhunës së pakuptimtë në Butler, Pensilvani.

I jam mirënjohëse Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot. Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë. Të dua babi, sot dhe gjithmonë”, ka shkruar ajo.

Ish-presidenti dhe aktualisht kandidati për President i SHBA u largua nga podiumi pasi u dëgjuan të shtëna të forta në fillim të një mitingu në Butler, Pensilvani, të shtunën mbrëma me orën europiane.

Ai është plagosur në veshin e djathtë dhe sipas burimeve paraprake është “më tepër një gërvishtje”.

Trump mori mjekimin në spitalin e zonës dhe më pas u largua dhe është në gjendje të mirë. Shërbimi Sekret amerikan thotë se Trump tani është i sigurt dhe nën masa mbrojtëse.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65764 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE