Skandali te Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës ia kalon dosjen SPAK-ut!

vovalbania July 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skandali te Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës ia kalon dosjen SPAK-ut!

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën lidhur me hetimet për skandalin në spitalin Onkologjik në QSUNT, duke ia kaluar çështjen SPAK-ut, për hetime të mëtejshme. Në organin e Akuzës së kryeqytetit, dosja është hetuar nga prokurori Bledar Valikaj, i cili duket se ka vendosur që për hetime më të thelluara, t’ia kalojë Prokurorisë së Posaçme. Në këto kushte, duket se hetimet lidhur me Onkologjikun do të përqëndrohen si grup i strukturuar kriminal.

Gjykata e Tiranës konfirmoi masat e sigurisë për 7 të akuzuar. Kështu me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka vendosur:

-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut “Arrest shtëpie” – “Shpërdorim detyre”

-Alketa Pere Ymeri mjeke onkologe në spitalin e Onkologjikut “Detyrim për paraqitje” – “Shpërdorim detyre”

-Brikena Qirjazi ish-zv.drejtoreshë e QSUT-së “Detyrim për paraqitje” – “Shpërdorim detyre”

– Emiljano Lela koordinator pranë Onkologjikut “Detyrim për paraqitje” – “Shpërdorim detyre”

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUT-së banuese në Amerikë “Detyrim për paraqitje” – “Shpërdorim detyre”

-Halil Gashi, administrator i klinikës “Megis” “Detyrim për paraqitje” – “Fshehje e të ardhurave”

-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”

Kryeministri Edi Rama e cilësoi skandalin si krim kundër njerëzimit kur pak javë më parë, ai zhvilloi një takim me bluzat e bardha në QSUT, në prani dhe të ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Duke u përgatitur për këtë adresim, që është edhe publik, mes jush në spitalin Onkologjik, m’u kujtuan fjalët e një prej heronjve të Mjekësisë Besim Elezi që “as në ëndërr nuk e kishim parë dot një spital me këto kushte dhe ky spital nuk ka asgjë më pak se spitalet e Europës. Sot nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje, por fatkeqësisht jo gjithnjë figura dhe përkushtimi i mjekëve janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e Hipokratit.

Ky spital nuk ka asgjë më pak se spitalet e Europës. Të mos jesh në lartësinë e detyrës është hall i madh, por të kesh marrë diplomën e licencën e të përdorësh uniformën më delikate të shtetit si maskat e bandave për të nxjerrë para me gjakun e ilaçet e të sëmurëve është krim kundër të gjithë njerëzimit. Koha e heronjve i ka lënë vendin një kohe tjetër.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE