Temperatura mbi 40 gradë në vend, vijon vapa mbytëse!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta, me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore-malore të jugut dhe në lindje të territorit, në orët e mesditës e të pasdites, të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.
Vranësirat e dendura në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra këto reshje priten në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Parashikohet mjegullinë dhe shikim i reduktuar në këto zona në momentin e reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
25/40
Diell
Kukës
22/40
Diell re shi
Lezhë
25/40
Diell
Dibër
22/39
Diell re shi
Durrës
25/39
Diell
Tiranë
26/40
Diell
Elbasan
26/43
Diell
Berat
22/41
Diell
Vlorë
24/38
Diell
Korçë
22/37
Diell re shi
Gjirokastër
22/42
Diell
Sarandë
24/39
Diell