Trump nuk dorëzohet, udhëton për në mitingun e radhës mbrëmjen e sotme: Nuk mund të lejoj një vrasës…

vovalbania July 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trump nuk dorëzohet, udhëton për në mitingun e radhës mbrëmjen e sotme: Nuk mund të lejoj një vrasës…

Donald Trump u bë pjesë e një atentati në mitingun e mbrëmjes së djeshme në Pensilvani, ku shpëtoi mrekullisht.

Por duket se kjo gjë nuk e ka ndaluar ish-presidentin e SHBA-së për të vazhduar me mitingjet e tij, një gjë që e ka konfirmuar vetë Trump.

Ai do të jetë pjesë e mitingut në mbrëmjen e sotme në Milwaukee, aty ku do të mblidhet së bashku me mbështetësit e tij.

“Bazuar në ngjarjet e tmerrshme të djeshme, unë do ta shtyja udhëtimin tim në Wisconsin dhe Konventën Kombëtare Republikane, me dy ditë, por sapo vendosa që nuk mund të lejoj që një ‘qitës’ ose vrasës i mundshëm, të detyrojë ndryshimin e orarit, apo ndonjë gjë tjetër. Prandaj, unë do të nisem për në Milwaukee, siç ishte planifikuar, në orën 15:30. Faleminderit!”, shkruan Trump në rrjetet sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE