Beleri lë qelinë e burgut të Fierit, nesër betohet si eurodeputet!

vovalbania July 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Beleri lë qelinë e burgut të Fierit, nesër betohet si eurodeputet!

Fredi Beleri sot la mjediset e burgut të Fierit ku vuan dënimin me 2 vite heqje lirie pasi mori leje nga Drejtoria e Përgjithshme e  Burgjeve për t’u betuar si eurodeputet.

Dua t’ju falënderoj për mbështetjen gjatë gjithë këtyre muajve, jam i emocionuar, i lumtur, për pjesën tjetër do flasim në Athinë. Faleminderit për gjithçka!

Beleri dha një prononcim për mediet greke pas daljes nga mjediset e burgut. Fillimisht, ai do të udhëtojë nga Athina drejt Strasburgut, së bashku me eurodeputetët e tjerë që nesër do të bëjnë betimin. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka miratuar një leje disa ditore dhe në orën 16:00 të datës 20 korrik, ai duhet të rikthehet për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri.

Pas kërkesës së të dënuarit Dhionisis (Alfred) Beleri për leje shpërblyese në funksion të ndjekjes së punimeve në Parlamentin Europian nga datat 15-19 korrik 2024 në Strasburg, në bazë të ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve”, Drejtoria e IEVP Fier me miratim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas plotësimit dhe verifikimit të dokumentacionit sipas ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi i ka miratuar dhënien e lejes shpërblyese të burgosurit Dhionisis (Alfred) Beleri nga data 15.07.2024- 20.07.2024, thuhet në deklaratën për shtyp të DPB. Në përfundim të lejes i dënuari Alfred Beleri do të kthehet në IEVP Fier për të vazhduar kryerjen e dënimit me dy vite burg për shit/blerje të votave sipas vendimit penal të formës së prerë të GJKKO.

Beleri, të cilit iu shpall i pavlefshëm mandati i kryebashkiakut të Himarës, shtoi:

Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg. Dua të falënderoj Drejtorinë e Burgjeve për këtë vendim, ishte një vendim në zbatim të ligjeve. Nesër atje ka vendime dhe votime të rëndësishme. Besoj që sot e tutje do t’i kthehem normalitetit. Herët a vonë, dëshira e sovranit respektohet. Më 4 gusht, himariotët do të japin një përgjigje dhe dëshira e tyre do të respektohet te rezultati i zgjedhjeve. Do e ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare dhe po nuk gjeta të drejtën do të shkoj edhe në Strasburg.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE