Gjermania rikthen kontrollet në kufirin me Francë: Frikë për akte terroriste!

vovalbania July 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjermania rikthen kontrollet në kufirin me Francë: Frikë për akte terroriste!

Frika e trazirave të e më gjasë, edhe akteve të mundshme terroriste, ka nxitur autoritetet gjermane të vendosin kontrolle të përkohshme kufitare përgjatë kufirit të saj me Francën, në prag të Lojërave Olimpike të Parisit që nisin më 26 korrik.

Njoftimin e bëri ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, e cila sqaroi megjithatë se vendimi do të ndërmerret në bashkëpunim me autoritetet franceze. Komisioni Europian do të njoftohet së shpejti, shtoi ajo.

Ndërkohë, kontrollet e vendosura përgjatë kufijve me Danimarkën, Holandën, Belgjikën dhe Luksemburgun, të vendosura gjatë Kampionatit Europian të Futbollit, do të hiqen të premten. Por ato do të vazhdojnë të mbeten në fuqi përgjatë kufijve të Gjermanisë me Austrinë, Zvicrën, Republikën Çeke dhe Poloninë, me qëllim luftën ndaj emigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të njerëzve.

Gjermania dhe të gjithë fqinjët e saj të afërt janë anëtarë të Zonës Schengen, e cila garanton lëvizje të lirë përtej shumicës së kufijve brenda Bashkimit Europian.

“Ne po fokusohemi në kërcënimin e terrorizmit islamik, huliganizmit dhe sulmeve kibernetike”, është shprehur Faeser më herët në një deklaratë, duke nënvizuar se në përgjithësi, qëllimi i kontrolleve të përkohshme është arrestimi i autorëve të dhunshëm duke i identifikuar në kohë.

“Policia federale do të mbrojë kufijtë, aeroportet dhe trafikun hekurudhor të Gjermanisë”, insistoi ajo.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE