Nga Nedim Bajrami te Lamine Yamal, ja rekordet që u thyen në Euro 2024!
Spanja bëhet skuadra e parë me më shumë fitore në Kampionatin Europian, duke lënë pas Gjermaninë e cila ka triumfuar tre herë në këtë kompeticion. “Furia e Kuqe” mposhti me rezultatin 2-1 Anglinë, duke u rikthyer te triumfi në Europian pas 12 viteve, teksa “Tre Luanët” nuk ia dolën as këtë Europian që të fitonte trofeun e parë. Ishte dyshja e talenteve të Spanjës, Yamal me Willimas me gol që zhbllokuan finalen në minutën e 47’.
Euro 2024 uli siparin e 51 ndeshjeve dhe shumë rekordeve. Mes tyre shkruhet edhe emri i Nedim Bajramit i cili shënoi emrin me gërma të arta me golin më të shpejtë (23 sekonda) në 17 Evropianet e zhvilluar. Nedim Bajrami, Lamine Yamal, Cristiano Ronaldo, Pepe, Jesus Navas, por dhe shumë të tjerë vendosën emrat e tyre në librat e historisë. Ja disa prej rekordeve të këtij Europiani…
Goli më i shpejtë
23 sekonda – Nedim Bajrami (Itali 2-1 Shqipëri, 15/06/2024)
Lojtari më i ri debutues
16 vjeç e 338 ditë – Lamine Yamal (Spanjë 3-0 Kroaci, 15/06/24)
Golashënuesi më i ri
16 vjeç e 362 ditë – Lamine Yamal (Spanjë 2-1 Francë, 09/07/24)
Lojtari më i vjetër
41 vjeç e 130 ditë – Pepe (Portugali 0-0 Francë, 05/07/24)
Golashënuesi më i vjetër
38 vjeç e 289 ditë – Luka Modric (Kroaci 1-1 Itali, 24/06/24)
Më shumë pjesëmarrje
6 – Cristiano Ronaldo, Portugali (2004, 2008, 2012, 2016, 2020, 2024)
Më shumë ndeshje të luajtura
30 – Cristiano Ronaldo (Portugali)
Kampioni më i ri
17 vjeç e 1 ditë – Lamine Yamal (Spanjë 2024)
Kampioni më i vjetër
38 vjeç e 236 ditë – Jesus Navas (Spanjë 2024)
Më shumë trofe
4 – Spanja (1964, 2008, 2012, 2024)
Më shumë gola të shënuar në një turne
15 – Spanja (2024)
Më shumë fitore radhazi
7 – Spanja (2024)
Më shumë pjesëmarrje në Europian
14 – Gjermania / Gjermania Perëndimore