Operacione policore në Durrës e Malësi të Madhe, dy në pranga!
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Summer”, në Durrës u arrestua një 20-vjeçar, i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Bashkë me prangosjen e tij, tashmë shkon në 16 numri i të arrestuarve gjatë këtij operacioni të zhvilluar më herët e janë sekuestruar 5 armë zjarri, 1 armë gjahu, municion luftarak, qindra doza të lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis, 7 automjete, 20 celularë, peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar veprimtaritë kriminale.
“DVP Durrës”
Shkon në 16 numri i shtetasve të ndaluar në kuadër të operacionit “Summer”, i zhvilluar 1 javë më parë. Kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Më herët, gjatë operacionit u vunë në pranga 15 shtetas dhe u sekuestruan 5 armë zjarri, 1 armë gjahu, municion luftarak, qindra doza të lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis, 7 automjete, 20 celularë, peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar veprimtaritë kriminale.
Si rezultat i kontrolleve që po kryhen në vijim të operacionit “Summer”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët nuk u gjetën në banesat e tyre gjatë operacionit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve, bazuar në inteligjencën policore, kanë lokalizuar dhe arrestuar njërin prej shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, konkretisht:
O.M., 20 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Operacioni vijon për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Në një tjetër operacion, një 69-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Malësi të Madhe, pasi ka goditur me mjet prerës një 29-vjeçar.
Në pranga ra GJ.P., 69 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj. Ditën e djeshme rreth orës 21:30, në fshatin Vukpalaj, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ai ka goditur me mjet prerës (kmesë), shtetasin A. P., 29 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.