Pas Trump, ‘shprehet’ Elon Musk: Më kanë bërë dy atentate muajt e fundit!

vovalbania July 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas Trump, ‘shprehet’ Elon Musk: Më kanë bërë dy atentate muajt e fundit!

Miliarderi Elon Musk ka bërë disa pretendime për atentate ndaj tij, pak pas situatës së sikletshme ku kandidati republikan e gjeti veten në mitingun elektoral.

Pronari i SpaceX e Tesla CEO pretendonte se dy tentativa kundër jetës së tij kanë ndodhur muajt e fundit, me sa duket i frymëzuar nga plagosja e mistershme e Donald Trump në mitingun e të shtunës në Pennsylvani.

Një sulmues i dyshuar 20-vjecar kishte qëlluar Trump nga një çati, por më pas u vra nga policia pa dhënë deklarata.

Të dielën Musk shkruante në një postim:

“Kohë të rrezikshme na presin,” ndërsa shtonte se “dy njerëz, në dy raste të veçanta kanë tentuar ta vrasin në 8 muajt e fundit”, duke thënë se ata ishin arrestuar të armatosur pranë fabrikës së tij të Tesla HQ në Texas.”

Nuk ka prova për atentatet e përmendura, por komentuesit në rrjet i sugjeronin atij “të shtonte mbrojtjen e sigurinë,” duke argumentuar se “nëse ata tentuan ndaj Trump, do të vijnë edhe për ty.”

Në lidhje me tentativën ndaj Trump Musk shkruante me tej:

“Unë mbështes Presidentin Trump dhe i uroj shërim të shpejtë.”

Milioneri ka kritikuar shpesh administratën demokrate duke thënë më herët se “është kthyer në partinë e përcarjes e urrejtjes, prandaj nuk i mbështes më”.

Në maj ai gjithashtu denonconte verdiktin e fajësisë ndaj Trump për falsifikime të të dhënave të biznesit.

“Nëse një ish President mund të dënohet për gjëra të tilla të parëndësishme , çdo njeri mund të pësojë të njëjtin fat”, komentonte në rrjetin e X.

Wall Street Journal ka shkruar së fundmi se Trump është afruar shumë me kreun e Tesla dhe nëse fiton mund ta nominojë si këshilltar në administratën e ardhshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE