Top Arena nisi mbrëmë pa Edi Manushin! Kush i zuri vendin në finalen e Europianit?
vovalbania
July 15, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
“Top Arena” ka nisur ndryshe mbrëmjen e djeshme, pasi nuk drejtohej nga Edi Manushi por nga Eno Popi dhe Alesia Bami.
Manushi këtë herë ishte ulur në panelin e të ftuarve, për të ndjekur finalen fantastike mes Spanjës dhe Anglisë, si një tifoz i flaktë i futbollit.
Por pse ia la vendin mbrëmë Popit?
Manushi nuk i kursen batutat: “Sepse ti ishe i vetmi që na vije në studio pa pagesë!”.
“Top Arena” e mbylli me shumë sukses këtë sezon që shoqëroi shikuesit e Top Channel për gjatë këtij Europiani 2024.