ZYRTARE/ Xherdan Shaqiri e mbyll me Zvicrën, sulmuesi me origjinë shqiptare i jep lamtumirën kombëtares!
Xherdan Shaqiri do të mbahet mend gjithmonë për golat e tij spektakolar sa herë që ka luajtur me fanellën e Zvicrës. Sulmuesi me origjinë shqiptare është një ikonë e futbollit zvicerian, që tifozët e futbollit nuk do ta harrojnë lehtë.
E megjithatë, edhe kësaj aventure i erdhi fundi. Shaqiri ka njoftuar publikisht që nuk do të luaj më për kombëtaren zviceriane.
Sulmuesi e ka bërë publik lajmin, me anë të një postimi në profiling e tij zyrtarë të “Instagramit”, ku i falenderon të gjithë për gjithë këto vite.
“Shtatë gara, shumë gola, 14 vite me ekipin A të kombëtares së Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Koha që t’i them lamtumirë kombëtares. Kujtimet e mira do të mbesin dhe për këtë mund t’iu them të gjithëve: Faleminderit.”, shkruan futbollisti shqiptar.
Shaqiri ka kaluar në të gjitha grupmoshat me Zvicrën, ndërsa debutimin me ekipin e parë të ‘Helvetikëve’, 32-vjeçari e kishte bërë më datë 3 mars të vitit 2010.
Në 125 paraqitje sa i ka pasur gjithsej me Zvicrën, Shaqiri ka shënuar 32 gola ndërsa numëron edhe 34 asistime.
Kujtojmë që Shaqiri mban rekordin si lojtari i parë që ka shënuar në gjashtë turnetë e mëdha të fundit.