21 janari, Basha: SPAK dhe GJKKO të hetojnë gjithçka!

vovalbania July 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
21 janari, Basha: SPAK dhe GJKKO të hetojnë gjithçka!

Lulzim Basha ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për 21 Janarin.

Basha u shpreh se SPAK duhet të hetojë gjithçka dhe në mënyrë të paanshme, duke theksuar se mbetet në dispozicion të drejtësisë.

Basha theksoi se gjithnjë ka qenë në dispozicion të drejtësisë për rolin e tij si Ministër i Brendshëm në kohën kur ndodhën ngjarjet.

I pyetur nëse ai si ministër i Brendshëm urdhëroi gardën të qëllonte mbi qytetarët dhe nëse ka lidhje me fshehjen e serverëve, Basha refuzoi të bënte komente të mëtejshme. Basha refuzoi gjithashtu të komentonte edhe për rolin e Sali Berishës në ngjarjet e 21 janarit, i cili në atë kohë ishte kryeministër i vendit

I pyetur gjatë konferencës për mediat, lidhur me rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Basha u përgjigj se “Lëreni SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet”.

Pjesë nga deklarata:

Basha: Të hetojë gjithçka, plotësisht në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Ky ka qenë mesazhi im në 13 vite dhe ky është mesazhi im, mbetet në dispozicion në çdo akti të drejtësisë për të bërë zbardhjen e plotë për 21 Janarin.

A ka urdhër ministri i brendshëm gardën që të qëllojë mbi protestuesit dhe a keni lidhje me fshehjen e serverëve

Basha: Jo dhe jo

Cili është roli i ish-kryeministrit?

Basha: Lëreni SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64056 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE