Ambasada e SHBA në krah te SPAK: Qëndrojmë me vendosmëri me institucionet e pavarura!

vovalbania July 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ambasada e SHBA në krah te SPAK: Qëndrojmë me vendosmëri me institucionet e pavarura!

Ambasada Amerikane ka rikonfimruar mbështetjen për Prokurorinë e Posaçme, duke deklaruar se do të vijojnë që të qëndrojnë me vendosmëri në krah të institucioneve të pavarura.

Këtë të martë OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për strukturën e (SPAK) në Shkodër.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri krah institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Së fundmi, OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për strukturën e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shkodër.

Së bashku me përfaqësues nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë jashtë Shtetit (OPDAT), Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) dhe FBI, prokurorët e SPAK, përfshirë kreun e SPAK, Altin Dumani, u mblodhën për të diskutuar përparësitë kryesore të SPAK-ut”, thuhet në reagim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE